Ambasada e Austrisë: Komuna e Tetovës do të mbështesë restaurimin e shenjave të dëmtuara të shtegut dimëror

Advertisement

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Pas vandalizmit të mbi 45 shenjave sijnalizuese dimërore përgjatë shtegut nga Kodra e Diellit te Maja e Titos, ambasadori i Austrisë së bashku me kreun e Komunës së Tetovës vizituan lokacionin. Ambasada njoftoi se komuna e ka marrë përsipër t’i riparojë dëmet.

Shkatërrimi i shenjave jo vetëm që ka shkaktuar dëm prej rreth 8.000 eurosh, por ka krijuar edhe një problem serioz për sigurinë e alpinistëve në këtë zonë.

“Gjatë vizitës, kryetari Bilall Kasami njoftoi se Komuna e Tetovës është e gatshme të mbulojë financiarisht restaurimin e shtyllave të dëmtuara, në koordinim me Parkun Kombëtar dhe partnerët e “Projektit Slavkov“, para fillimit të sezonit të ardhshëm dimëror”, informoi Ambasada e Austrisë. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit