Mickoski dhe Nikolloski me tren nga Zelenikova deri në Shkup, promovim zyrtar i projektit “Treni urban”

Advertisement

Kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendës kryeministri Aleksandar Nikolloski, menaxhmentet e ndërmarrjeve hekurudhore “Transport” dhe “Infratsrukturë” dhe disa kryetarë të komunave të Shkupit, sot do të udhëtojnë me tren nga stacioni hekurudhor Zelenikovë deri në Stacionin e Ri hekurudhor Shkup, me çka zyrtarisht do ta promovojnë projektin “Treni urban”, që filloi me vendosjen në funksion të linjës së re hekurudhore.

Udhëtimi simbolik me “Trenin urban” realizohet në të parën nga tre linjat e planifikuara: Zelenikovë – Zelenikovë e Re – Oreshan – Jane Sandanski – Draçevë – Lisiçe dhe Stacioni i Ri hekurudhor Shkup.

NP “Infrastruktura” për nevojat e projektit “Treni urban” ka kryer rikonstruim të plotë të linjës hekurudhore me qëllim ngritjen e nivelit dhe kapacitetit të shpejtësisë në këtë relacion.

Qarkullimi në linjën Zelenikovë-Stacioni i Ri hekurudhor Shkup do të realizohet me tre trena sipas një orari saktë të përcaktuar nga HM “Transport”.

Projekti “Treni urban” është ide e kësaj Qeverie, me qëllim që qytetarët e Shkupit, si nga zonat periferike, ashtu edhe nga pjesa qendrore, të marrin transport urban më të shpejtë, më efikas dhe më të arritshëm.

Qëllimi është të lidhen pjesët periferike të Shkupit me zonën qendrore të qytetit, që do të thotë udhëtim më i lirë, më i shkurtër, më pak pritje dhe transport më i shpejtë publik.

“Është veçanërisht e rëndësishme që projekti ‘Treni urban’ të integrohet edhe me orarin e trafikut të NQP-së dhe në këtë mënyrë realizohet transport cilësor publik, të integruar dhe efikas për qytetarët, studentët dhe nxënësit”, thonë nga Ministria e Transportit.

Në të njëjtën kohë po punohet edhe për projektimin e linjës së dytë dhe të tretë të “Trenit urban”, njëra nga Stacioni i Ri hekurudhor përmes Butelit – Shkup Veri deri në Gjorçe Petrov dhe tjetra nga Stacioni i Ri hekurudhor përmes Autokomandës – Maxharit deri në Ilinden.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit