Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot deklaroi se bllokimi i miratimit të ligjeve me Badinter në Kuvend nga ana e BDI-së nuk mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski tha se nuk sheh krizë dhe se qeveria ka shumicë stabile.
“Jo. Nuk shoh krizë. Ne kemi shumicë stabile. Nuk mendoj se kjo paraqet ndonjë krizë”, tha Mickoski. Do t’ju kujtoj, shtoi ai, “se ata në shkallë zgjodhën kryetar të Kuvendit”.
Me vërejtje procedurale, “BDI-ja bllokoi miratimin e ligjeve në Kuvend para pushimeve”. Edhe pse përfundoi debati për disa ligje, për të cilat nevojitej Badinteri, respektivisht votimi i deputetëve të komuniteteve joshumicë, si për Ligjin për përfaqësim të drejtë, për shembull, për to nuk u votua.






