Toshkovski: Janë siguruar pesë persona për incidentin në Çair, një fëmijë 13-vjeçar lufton me jetën

Advertisement

 Të gjithë pjesëmarrësit në incidentin në lagjen Çair të Shkupit ku një fëmijë 13-vjeçar u lënduar me thikë, janë siguruar nga policia, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke shpjeguar se janë ndaluar gjithsej pesë persona.

Sipas ministrit, fëmija i lënduar është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën.

“Një person për momentin është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, duke luftuar për jetën. Bëhet fjalë për një të mitur dhe sipas informacioneve fillestare të marra nga shërbimet e ministrisë, edhe ai që ka kryer krimin është minoren. Fëmija me lëndime të rënda trupore dhe fëmija që i ka shkaktuar ato janë të të njëjtit brez, të lindur në vitin 2012”, deklaroi ministri i cili sot përshëndeti nxënësit e pranuar në Shkollën e mesme të policisë “7 Maji” me rastin e fillimit të mësimit.

Ai vlerësoi se mesazhi nga kjo ngjarje penalo-juridike është i tmerrshëm, ndërsa theksoi se skena të tilla të tmerrshme nga aspekti i veprave kriminale paraqesin sfidë jo vetëm për vendet si e jona, por edhe për vendet e mëdha dhe të zhvilluara që janë anëtare të Bashkimit Evropian.

“Bëhet fjalë për kryerjen e krimeve tmerrësisht të dhunshme nga të miturit ku përgjigja shoqërore penalo-juridike është shumë e ndryshme, sesa kur bëhet fjalë për një përgjigje të drejtuar ndaj të rriturve. Këtu, si shoqëri, duhet të thellohemi pak dhe duhet të ketë një reagim më të gjerë institucional – si nga ministritë kompetente, ashtu edhe nga të gjithë aktorët social, nga prindërit, Qendrat sociale, MPB, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministria e Arsimit, Qendrat shëndetësore dhe Ministria e Shëndetësisë. Vërtet, kjo është një nga sfidat më të tmerrshme që kemi para nesh”, tha ministri Toshkovski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit