Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se 20 shkolla në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore.
Rama tha se kamerat mundësojnë sinjalizim në kohë reale për drejtuesit e shkollave, personelin e sigurisë dhe Policinë e Shtetit, duke mundësuar reagim më të shpejtë në rast incidentesh.
Sipas tij, sistemi “Smart City” do të instalohet gradualisht në të gjitha shkollat në Shqipëri.
Njoftimi vjen një ditë pasi Ministria e Arsimit prezantoi udhëzime të reja për kodin e veshjes, ndalimin e përdorimit të telefonave celularë dhe ushqimeve jo të shëndetshme, si dhe forcimin e masave të sigurisë në shkolla.








