Gjatë 24 orëve të fundit në shtet janë regjistruar gjithsej 26 zjarre në ambient të hapur, prej të cilave dy janë aktive, katër nën kontroll, ndërsa 20 janë shuar, njoftoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
Sipas informatave, deri ora 7:30 aktive janë zjarret në Komunën e Sarajit në fsh. Kopanicë – fsh. Radushë (pyll me trungje të ulëta dhe vegjetacion i ulët); Komunën e Shtipit: ndërmjet fshatrave Selcë, Puhçë, Stepancë dhe Lakavicë (vegjetacion i ulët).
Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Makedonski Brodit: fshatrat Bitovë, Zagrad dhe Strajan (pyll me trungje të ulëta, vegjetacion i ulët, kullota dhe fier); Komunën e Dellçevës: deponia e qytetit “Ostrec”; në Komunën e Makedonski Brodit: fsh. Dragov Dol (vegjetacion i ulët dhe pyll) dhe në Komunën e Zelenikovës: mbi fsh. Paligrad (pyll i përzier).
Ndërkohë janë shuar 20 zjarre në disa lokacione në shtet, mes të cilëave edhe në Komunën e Gazi Babës: kryqëzimi Haraçinë– Ilinden (mbeturina); Komunën e Gazi Babës: fsh. Creshovë (vegjetacion i ulët dhe shkurre); Komunën e Vrapçishtit: fsh. Gradec (pyll me pisha); Komunën e Kërçovës: pranë stadiumit “Napredok” (hamullore); Komunën e Resnjës: fsh. Podmoçan, v.q. Makazi (pyll me pisha dhe vegjetacion i ulët); Komunën e Prilepit: pranë Data Qendrës (vegjetacion i ulët dhe mbeturina); Komunën e Dollnenit: fsh. Zhitoshë (vegjetacion i ulët); Komunën e Strugës: fsh. Belicë e Poshtme, fsh. Vishnjë dhe fsh. Oktis (hamullore dhe vegjetacion i ulët); në Komunën e Strugës: fsh. Nerez (vegjetacion i ulët dhe shkurre); Strugë (vegjetacion i ulët); rruga magjistrale Strugë – Ohër (vegjetacion i ulët); fsh. Burinec (vegjetacion i ulët); Komunën e Çashkës: mbi fsh. Nezhilovë, v.q. Svatovi (vegjetacion i ulët dhe pemë të veçuara); Komunën e Novosellës: ndërmjet fsh. Barbarovë dhe fsh. Stinik (vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier); Komunën e Staro Nagoriçanit: fsh. Zhegllanë në drejtim të fsh. Malotinë (vegjetacion i ulët); Komunën e Bogovinës: fsh. Urviç (vegjetacion me trungje të ulëta); Komunën e Zhelinës: fsh. Leshnicë (vegjetacion i ulët); Komunën e Kavadarit: v.q. Smilca (vegjetacion i ulët); Komunën e Sveti Nikollës: ndërmjet fsh. Serimzalinë dhe Ovçe Poles (vegjetacion i ulët).






