Mucunski takon zyrtaren amerikane në Bled, diskutojnë sigurinë dhe bashkëpunimin

Advertisement

Në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot zhvilloi takim me nënsekretaren për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Alison Hooker.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale dhe partneriteti strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe gatishmëria për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Mucunski dhe Hooker diskutuan për sigurinë energjetike, lidhshmërinë rajonale, si dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Në takim u shkëmbyen gjithashtu mendime për sfidat aktuale të sigurisë dhe zhvillimet brenda NATO-s.

Ministria theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-në dhe anëtarësimi në NATO kanë rëndësi të veçantë për sigurinë kolektive, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit