Janevska: Nxënësit që transferohen në shkollat qendrore do të kenë transport falas

Advertisement

“Me Ligjin për decentralizimin, shkollat janë të decentralizuara dhe janë në kompetencë të komunave. Megjithatë, si Ministri kujdesemi për mirëqenien e fëmijëve dhe, si gjithmonë, rekomandoj që ligjet të respektohen, sepse kështu ka më pak probleme”, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Ajo apeloi që të respektohet ligji, por edhe reonizimi i përcaktuar për shkollat.

Sa i përket transportit të nxënësve që, për shkak të mbylljes së shkollave periferike, do të duhet të vazhdojnë mësimin në shkollat qendrore, Janevska sqaroi se sigurimi i transportit është përgjegjësi e komunave, pasi MASH nuk siguron këtë shërbim.

“Fëmijët do të ndjekin mësimin në shkollën më të afërt, ndërsa nëse ajo ndodhet në një distancë mbi 2,5 kilometra, komunat janë të obliguara t’u sigurojnë transport. Ky është një e drejtë e garantuar për ta – transport falas, kështu që këtu nuk presim të kemi problem”, theksoi Janevska.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit