Markovska Ilievska: Nuk do të ketë anëtarë të Levicës në bordet drejtuese të institucioneve të Shkupit

Advertisement

Në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, këshilltarët e partisë Levica kërkuan që anëtarë të kësaj partie të përfshihen në Bordet Drejtuese dhe Mbikëqyrëse të institucioneve të qytetit.

Ndaj kësaj kërkese reagoi këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Aneta Markovska Ilievska, e cila tha se anëtarë të Levicës, por as të partive të tjera politike, nuk do të jenë pjesë e Bordeve Mbikëqyrëse dhe Drejtuese të institucioneve të Qytetit të Shkupit, pasi, sipas saj, ligji nuk përcakton që anëtarët e këtyre bordeve duhet të jenë pjesëtarë të një partie politike.

“Mirë është që erdhët në Komision për t’i shqyrtuar dokumentet. Ju janë dhënë të gjitha dokumentet dhe veçanërisht duhet të theksoj se në këtë rast ju pranoni një praktikë nga e kaluara duke thënë se nuk ka pasur anëtarë nga Levica. Në asnjë ligj nuk ekziston që anëtari i Bordit Drejtues ose Mbikëqyrës duhet të jetë anëtar i një partie politike”, tha Markovska Ilievska.

Ajo shtoi se deri tani në Komision janë shqyrtuar aplikimet për anëtarë të Bordeve Drejtuese dhe Mbikëqyrëse, të cilat, sipas saj, janë dorëzuar në përputhje me ligjin dhe brenda afatit të paraparë.

Markovska Ilievska theksoi se në komisionet që kanë shqyrtuar aplikimet kanë qenë të përfaqësuar edhe anëtarë nga LSDM-ja, VLEN-i dhe koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

“Personat, dokumentet e të cilëve u shqyrtuan, që i dorëzuan aplikimet në afat dhe u intervistuan në përputhje me ligjin, i dorëzuan dokumentet dhe ato u shqyrtuan rregullisht nga komisioni. Prandaj, ju siguroj se nuk do të ketë anëtarë të Levicës, sepse në asnjë ligj nuk shkruan se kuadro partiake duhet të jenë anëtarë të Bordit Drejtues ose Mbikëqyrës”, theksoi këshilltarja e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit