Shasivari takon ambasadoren kroate, diskutojnë reformat dhe integrimin në BE

Advertisement

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Nives Tiganj, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe procesit të integrimit evropian.

Në takim u shqyrtuan aktivitetet aktuale reformuese dhe prioritetet e ardhshme në kuadër të zbatimit të Agjendës së Reformave, me fokus të veçantë në harmonizimin e legjislacionit me të drejtën e Bashkimit Evropian, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Ministri Shasivari vlerësoi përvojën e Kroacisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve evropiane.

“Kroacia është mike dhe mbështetëse e jona në rrugën drejt integrimit evropian. Përvoja e saj në procesin e anëtarësimit në BE është një vlerë e rëndësishme që mund ta shfrytëzojmë në procesin tonë reformues”, theksoi Shasivari.

Në takim u konfirmua gatishmëria e përbashkët për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në fushën e drejtësisë, me synim avancimin e reformave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit