Legalizohet kalimi i këmbësorëve te Bit-Pazari, Shkupi furnizohet me 100 autobusë elektrikë

Advertisement

Qyteti i Shkupit paralajmëron ndryshime të reja në komunikacion, masa për menaxhimin e mbeturinave dhe përmirësimin e transportit publik. Ndër ndryshimet kryesore është legalizimi i kalimit të këmbësorëve te Bit-Pazari, ku së shpejti do të vendosen semaforë të përshtatshëm dhe sinjalizim horizontal.

Kryetari i Shkupit, Orce Georgievski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të këshilltarëve, konfirmoi se në atë lokacion do të shënohet një kalim zyrtar për këmbësorë, me qëllim përmirësimin e sigurisë.

“Në vendin e kalimit të paligjshëm do të shënohet kalim për këmbësorë dhe do të vendosen semaforë me qëllim që të rritet siguria e këmbësorëve”, informoi Georgievski.

Sa i përket modernizimit të transportit publik, kryetari konfirmoi se tashmë është nënshkruar kontrata për furnizimin me 100 autobusë të rinj elektrikë.

Sipas paralajmërimeve të autoriteteve të qytetit, dërgesa e parë e automjeteve të reja pritet të mbërrijë deri në fund të këtij viti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit