3.000 euro gjobë për shtetasin e Serbisë, dy herë u kap nga “Safe City” duke vozitur mbi 160 km/h

Advertisement

Një shtetas serb është dënuar me gjithsej 3.000 euro gjobë, pasi në dy raste është kapur duke drejtuar automjetin me më shumë se dyfishin e shpejtësisë së lejuar në autostradën A1, njofton Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit.

Bëhet fjalë për D.P. (34), i cili është dënuar me dy gjoba nga 1.500 euro për veprën penale “drejtim i pamatur i automjetit”.

Ai është ndaluar më 29 gusht, në ora 23:20, në pikën kufitare Tabanoc, teksa po tentonte të largohej nga vendi. Gjatë kontrollit policor të automjetit “Skoda” me targa serbe, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” është konstatuar se më herët, në dy raste, ishte regjistruar duke vozitur me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë.

Më 22 korrik, pranë Demir Kapisë, D.P. kishte drejtuar automjetin me 163 kilometra në orë, ndërsa më 20 gusht, në të njëjtin aks rrugor, ishte regjistruar me 169 kilometra në orë. Në të dyja rastet, kufizimi i shpejtësisë ishte 80 kilometra në orë.

Pas ndalimit, ai është dërguar në Stacionin Policor në Negotinë për procedurë të mëtejshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit