Shkup, 31 gusht, Zhurnal.mk – Mbi 238 mijë nxënës nesër kthehen në bankat shkollore. Vitin e ri shkollor 2026/2027 do ta fillojnë rreth 174 mijë filloristë dhe 64 mijë gjimnazistë, ndërsa për herë të parë në shkollë do të shkojnë 14.952 nxënës të klasës së parë.
Nga Ministria e Arsimit sigurojnë se tekstet shkollore janë siguruar me kohë për të gjithë nxënësit. Këtë vit janë siguruar 622 mijë tekste shkollore, ndërsa botime krejtësisht të reja do të marrin nxënësit e klasës së parë, të dytë, të tretë dhe të tetë, si dhe nxënësit e vitit të dytë në gjimnaze, ku fillojnë të zbatohen programe të reja mësimore.
Mësim me një turn do të ketë në 620 nga gjithsej 1.023 objekte shkollore. Paralelisht po zgjerohet kapaciteti i 14 shkollave, ndërsa në muajt e ardhshëm duhet të fillojnë edhe 15 projekte të tilla.
Viti i ri shkollor, megjithatë, fillon edhe me më pak nxënës dhe paralelë. Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të fëmijëve, përkohësisht do të mbyllen 26 shkolla të vogla, ndërsa gjithsej 148 objekte shkollore, kryesisht në mjediset rurale, mbeten bosh. Me optimizimin numri i paralelëve ulet për 433 – 222 në shkollat fillore dhe 211 në shkollat e mesme. Nga MASh thonë se për shkak të këtyre ndryshimeve nuk ka mësues të rregullt të larguar nga puna.
Mësimi për pjesën më të madhe të nxënësve do të zgjasë deri më 10 qershor, ndërsa për maturantët deri më 17 maj. Në shtator, me vendim të qeverisë, mjetet shkollore duhet të shiten me çmime të paktën 15 përqind më të ulëta.
përcjell Zhurnal.mk .






