Ish-prezantuesja e BBVK, Jonida Vokshi ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e edicionit të radhës të “Big Brother VIP Kosova”.
Përmes një postimi në Instagram, Vokshi ka ndarë një mesazh emocional për ndjekësit e saj, duke treguar se pas katër edicionesh, këtë herë do ta shohë spektaklin nga ana tjetër e ekranit.
“Jo, këtë herë nuk do të jem në Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar ajo, transmeton Klankosova.tv.






