QMK: Shtatë zjarre aktive në hapësira të hapura, 16 të shuara gjatë 24 orëve të fundit

Advertisement

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 24 zjarre në hapësir të hapur, prej të cilëve shtatë janë ende aktive, një është vendosur nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar, informon Qendra për menaxhim me krizat (QMK).

Sipas të dhënave deri në orën 7:30, aktive janë zjarret mes fshatrave Bella Cërkva dhe Podmoçani në Komunën e Resnjës, ku digjet pyll me pisha dhe vegjetacion i ulët si dhe mes fshatrave Kopanicë dhe Radushë në Komunën e Sarajit, ku digjet pyll i ulët dhe vegjetacion i ulët.

Zjarre aktive ka edhe mbi fshatin Paligrad në Komunën e Zelenikovës, mbi fshatin Nezhilovë v.q. Svatovi në Komunën Çashkë, në fshatin Urviç në Komunën Bogovinjë, në fshatin Gradec në Komunën Vrapçishtë dhe në fshatin Dragov Doll në Komunën e Makedonski Brod.

Nën kontrollë është vënë zjarri në zonën e fshatit Tërnovë në Komunën e Gostivarit në drejtim të fshatrave Bitovë, Zagrad dhe Strajan në Komunën e Makedonski Brodit, ku janë përfshirë pyll i ulët, vegjetacion i ulët, kullota dhe fier.

Në ndërkohë, janë shuar plotësisht 16 zjarre në disa lokacione në mbarë vendin, mes të cilave në komunat Ilinden, Gjorçe Petrov, Prilep, Dollnen, Resnjë, Bogdancë, Strugë, Dellçevë, Staro Nagoriçan, Jegunovc, Tetovë, Bërvenicë, Vrapçishtë dhe Mavrovë-Rostush.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit