Qytetarët janë mbledhur sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të nisur ditën e 92-të të protestave të pandërprera kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas grumbullimit në sheshin qendror të kryeqytetit, protestuesit pritet të marshojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të vijojë tubimi me fjalimet e paralajmëruara.
Protestat, të cilat kanë hyrë në muajin e tretë, vijojnë me kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit dhe të kabinetit qeveritar.






