Tre sulme fizike dhe një kërcënim me armë raportohen në Tetovë, Gostivar dhe rrethinë

Advertisement

SPB Tetovë ka njoftuar për tre raste të sulmeve fizike dhe një incident me kërcënim me armë gjatë 24 orëve të fundit në Tetovë, Gostivar dhe rrethinë.

Në Dobërdoll, një 60-vjeçar ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një bashkëfshatar.

Ndërkohë, në Tetovë, një 55-vjeçar ka denoncuar se një 35-vjeçar ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Më vonë është raportuar edhe një përleshje mes të njëjtëve persona.

Rasti më serioz është regjistruar në Zhelinë. Një 29-vjeçar ka raportuar se një person me të cilin më herët kishte pasur mosmarrëveshje është afruar pranë tij dhe miqve të tij me thikë. Më pas, sipas denoncimit, ai ka nxjerrë një pistoletë dhe e ka drejtuar në drejtim të 29-vjeçarit.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të të gjitha rasteve dhe për përcaktimin e përgjegjësisë së personave të përfshirë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit