Një 23-vjeçare nga Makedonska Kamenica është ndaluar nga policia pas një konflikti familjar, gjatë të cilit dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj dhe ka hedhur një thikë drejt vjehrrit.
Sipas denoncimit, incidentit i ka paraprirë një debat mes 23-vjeçares dhe bashkëshortit të saj.
Gjatë konfliktit, gruaja fillimisht ka sulmuar fizikisht vjehrrën, ndërsa më pas ka hedhur një thikë drejt vjehrrit, duke e goditur në këmbë. Pas kësaj, vjehrri dyshohet se e ka goditur atë me një send të fortë.
Policia e ka ndaluar 23-vjeçaren mbrëmë rreth orës 21:35.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se pas zbardhjes së plotë të rastit do të ndërmerren masat dhe do të dorëzohen parashtresat përkatëse.






