Pensionet pritet të rriten deri në 3.5 për qind, Vellkovski: Shifrat konkrete në fillim të shtatorit

Advertisement

Masa e rritjes së pensioneve do të bëhet e ditur në fillim të shtatorit, ndërsa sipas parametrave aktualë, rritja pritet të jetë nga 3 deri në 3.5 për qind, deklaroi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski.

Velkovski tha se gjatë javës së ardhshme do të jenë të disponueshme të dhënat përfundimtare, pas përfundimit të muajit gusht.

“Presim të përfundojë muaji gusht dhe tashmë javën e ardhshme do t’i kemi parametrat. Më pas do të dalim me shifra konkrete, pasi rritja duhet të përfshihet në pagesën e pensionit të shtatorit, i cili do të merret më 1 tetor”, deklaroi ai për Sitel.

Sipas tij, aktualisht mbetet në fuqi mënyra ligjore e indeksimit në përqindje, pas rritjes lineare të pensioneve me 7.000 denarë.

Velkovski shtoi se mund të ketë masa shtesë në të ardhmen, në varësi të zhvillimit të parametrave ekonomikë dhe politikave të Qeverisë. Rritja e ardhshme e pensioneve është paraparë për mars të vitit 2027.

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski ka konfirmuar se pensionet do të rriten përmes indeksimit dhe harmonizimit të rregullt, në përputhje me ligjin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit