Mendi Qyra ka njoftuar se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës në zonën e Vreshtave në Strugë, në segmentin nga autokampi „As“ deri te derdhja e lumit Sateska në Liqenin e Ohrit.
Në një njoftim, Qyra bëri të ditur se projekti përfshin rikonstruksionin e 700 metrave rrugë, si dhe ndërtimin e një shtegu për këmbësorë dhe një piste për biçikleta, me nga 3 metra gjerësi.
Qyra ka thënë se ka inspektuar nga afër punimet në këtë segment rrugor.
“Një ndërhyrje që do ta bëjë këtë pjesë të bukur të Strugës më të qasshme, më të sigurt dhe më funksionale për qytetarët dhe vizitorët”, ka shkruar Qyra.
Sipas tij, punimet janë pjesë e investimeve infrastrukturore që synojnë përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe vizitorët e Strugës.






