Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Advertisement

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, me rastin e përmbylljes së misionit diplomatik të Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoy, shprehu mirënjohje për kontributin dhe bashkëpunimin e tij gjatë mandatit në vend.

Mexhiti vlerësoi qasjen e hapur, miqësore dhe konstruktive të Ambasadorit Ulusoy, duke theksuar kontributin e tij në avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

“Ambasadori Fatih Ulusoy, me qasjen e tij të hapur, miqësore dhe konstruktive, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona. E falënderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë gjatë gjithë misionit të tij diplomatik dhe i urojmë shumë suksese në angazhimet e ardhshme. Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë që do të vazhdojmë ta ndërtojmë dhe ta fuqizojmë së bashku,” deklaroi Mexhiti.

Përfundimi i mandatit të Ambasadorit Ulusoy shënon përmbylljen e një periudhe të bashkëpunimit të frytshëm, ndërsa marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve mbeten bazë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit