Dy 70-vjeçarë përleshen fizikisht në Kumanovë, njëri përfundon në spital

Advertisement

Një përleshje fizike mes dy burrave në të shtatëdhjetat ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen „Ajduçka Çeshma“ në Kumanovë, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital.

Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, më 26 gusht 2026, rreth orës 21:00, pas një debati verbal, ka nisur përleshja fizike mes C.K. (75) dhe B.P. (76), të dy nga Kumanova.

 

Policia ka reaguar rreth orës 22:45, duke e privuar nga liria 75-vjeçarin C.K., i cili dyshohet se ishte i përfshirë në përleshje.

 

Gjatë incidentit, B.P. (76) ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

 

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit me iniciale C.K. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit