Thirrja urgjente pas mesnate, mjeku Rexhep Memedi me kolegët shpëton jetën e një foshnjeje

Advertisement

Drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi, ka bërë të ditur se gjatë natës është trajtuar një rast urgjent i një të porsalinduri në gjendje kritike, përcjell ZYRTARE.net

Memedi ka treguar se rreth mesnatës ka pranuar një telefonatë nga kolegët për rastin urgjent, pas së cilës, së bashku me stafin e Repartit të Neonatologjisë dhe kolegët kujdestarë, kanë realizuar me sukses një eksanguinotransfuzion, procedurë invazive që, sipas tij, ishte zgjidhja e vetme për të shpëtuar jetën e foshnjës.

Nga ora 01 pas mesnate deri në orët e hershme të mëngjesit, së bashku me stafin e Repartit të Neonatologjisë dhe kolegët kujdestarë në Klinikën e fëmijëve, realizuam me sukses një procedurë invazive – Eksanguinotransfuzion që ishte zgjidhje e vetme për ta shpëtuar pacientin e vogël, të porsalindurin nga gjendja kritike”, ka shkruar Memedi.

Ai ka falënderuar stafin mjekësor për punën e kryer, ndërsa ka bërë të ditur se gjendja e foshnjës tashmë është përmirësuar ndjeshëm.

Punë e mrekullueshme! Falënderim për stafin e shkëlqyer! Bebushi momentalisht është në gjendje shumë më të mirë! Zotin e falënderojmë!”, ka përfunduar Memedi./ZYRTARE.net

  

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit