Siljanovska-Davkova uron besimtarët për “Shën Mërinë e Madhe”: Të bashkuar në dashuri, kujdes dhe solidaritet

Advertisement

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, z.z. Stefanin, si dhe të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë, me rastin e festës së madhe të krishterë Fjetja e Shën Mërisë së Madhe.

Në urimin e saj, presidentja thekson rëndësinë shpirtërore të kësaj feste dhe figurën e Shën Mërisë si simbol të forcës shpirtërore, sakrificës, qëndrueshmërisë dhe dashurisë së pakushtëzuar amësore.

“Në një kohë të rënduar nga sprovat dhe vështirësitë, besoj se figura e Nënës së Zotit na frymëzon dhe na jep kurajë të gjithëve që të qëndrojmë në rrugën e së mirës, të ndërtojmë bashkësinë, të kujdesemi dhe të jemi solidarë me komunitetin, duke ruajtur dhe kultivuar paqen”, thuhet në urimin e Siljanovska-Davkovës.

Ajo ka shprehur dëshirën që në këtë festë të shenjtë, tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase, si në vend ashtu edhe në diasporë, të jenë të mbushur me besimtarë të bashkuar në dashurinë e krishterë nën mbrojtjen e Shën Mërisë.

“Për shumë vite qoftë festa e madhe, Fjetja e Shën Mërisë së Madhe!”, përfundon urimin presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit