Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka uruar 30-vjetorin e themelimit të Komunës së Kamenicës Maqedonase.
Në një postim në rrjetet sociale, Filipçe tha se mori pjesë në shënimin e këtij jubileu të rëndësishëm për qytetarët e komunës.
Ai vlerësoi punën e kryetares së Komunës së Kamenicës Maqedonase, Sonja Stamenkova, duke e cilësuar si shembull të punës së përgjegjshme dhe të përkushtuar në interes të qytetarëve.
Filipçe theksoi se komunave u nevojiten planifikimi, vizioni, kujdesi për qytetarët dhe rezultate konkrete.
“Gëzuar jubileun. Jam i bindur se pasojnë edhe shumë vite zhvillimi dhe suksesesh!”, shkroi Filipçe.






