GENER2 merr pjesë në ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë

Advertisement

Autostrada Shkup–Bllacë po merr rëndësi edhe në drejtim të bashkëpunimit rajonal. Përveç kompanisë vendore SHA “Granit”, në tenderin për ndërtimin e autostradës ka marrë pjesë edhe GENER2, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri.

GENER2 do të angazhohet në një nga pjesët më komplekse të projektit, konkretisht në ndërtimin e urave dhe tuneleve.

Ky segment përfshin punime me kërkesa të larta teknike, me gjithsej pesë tunele, tetë ura dhe 11 nënkalime.

Faza e dytë e ndërtimit të autostradës u promovua dje nga kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti, si dhe nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami. Vlera e projektit është 198 milionë euro.

Pjesëmarrja e një kompanie të madhe shqiptare në këtë projekt i jep një dimension edhe më të theksuar rajonal autostradës Shkup–Bllacë, e cila pritet të përmirësojë lidhjen infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Pas vitesh vonesash, projekti tashmë ka kaluar në fazën konkrete të realizimit, me përfshirjen e kompanive të mëdha dhe me punime që kanë nisur në terren.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit