Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave porosit që të shmanget ndezja e zjarrit gjatë periudhave me erëra të forta ose mot të thatë, si dhe të përdoren metoda më të sigurta për pastrimin e tokës dhe largimin e materialit të djegshëm.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e njofton opinionin publik se ndalimi i lëvizjes në pyje vazhdohet deri më 30 shtator 2026 dhe i bën thirrje qytetarëve për kujdes të veçantë me qëllim parandalimin e zjarreve në hapësirat e hapura.
Ministria e rikujton opinionin e gjerë se edhe në periudhën në vijim, për shkak të temperaturave të larta, rreziku nga shfaqja e zjarreve në hapësirat e hapura nuk është zvogëluar. Në njoftimin e MBPEU-së thuhet se është thelbësore që publiku t’i kuptojë rreziqet, si dhe pasojat e zjarreve në hapësirat e hapura dhe që me sjelljen e tij të kontribuojë në mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve, përkatësisht mjedisit jetësor, pronës dhe komuniteteve në tërësi. „Personat që kryejnë aktivitete në sipërfaqet bujqësore, si dhe blegtorët, duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë kryerjes së aktiviteteve, në mënyrë që të mos vijë deri te djegia e pakontrolluar e tokës bujqësore dhe kullotave, gjë që është rreptësisht e ndaluar me ligj dhe përbën vepër të dënueshme“, njoftoi Ministria.
Ministria porosit që të shmanget ndezja e zjarrit gjatë periudhave me erëra të forta ose mot të thatë, si dhe të përdoren metoda më të sigurta për pastrimin e tokës dhe largimin e materialit të djegshëm.






