Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se rruga “Ferid Murad”, një nga arteriet më të rëndësishme të Çairit, sot po shtrohet me asfalt në pjesën më të madhe të saj, duke hyrë kështu në fazën përfundimtare të rikonstruimit të tërësishëm.
Përmes këtij investimi, rruga po merr një infrastrukturë të re dhe funksionale, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e qarkullimit dhe përditshmërinë e qytetarëve në këtë pjesë të Çairit.
“Rruga ‘Ferid Murad’, një nga arteriet më të rëndësishme të Çairit, sot po merr pamjen e saj të re. Infrastrukturë e re, një investim që ndryshon dukshëm këtë pjesë të Çairit dhe përmirëson përditshmërinë e qytetarëve. Rrugë pas rruge, projekt pas projekti, po ndërtojmë Çairin që kemi premtuar. E sot, rezultatet e kësaj pune shihen gjithandej,” deklaroi Mexhiti.
Rikonstruimi i rrugës “Ferid Murad” është pjesë e investimeve infrastrukturore që po realizohen në territorin e Komunës së Çairit, me synim modernizimin e rrjetit rrugor dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.






