Venco Filipçe tani mburret me vendimin e Islam Abazit për të mos ngritur aktakuzë ndaj tij për 19 spitalet modulare, përfshirë edhe spitalin modular në Tetovë, ku nga zjarri humbën jetën 14 persona.
Kur duhej të përgjigjej para ligjit për spitalet modulare, të cilat u vendosën pa respektuar Ligjin për Ndërtim dhe pa marrë parasysh mendimin e ekspertëve, pikërisht ai sistem, të cilin LSDM-ja dhe BDI-ja e formësuan për t’u shërbyer interesave të tyre, e shpëtoi Filipçen nga përgjegjësia.
Filipçe flet për BE-në, sundimin e ligjit dhe vlerat evropiane, ndërsa në të njëjtën kohë i referohet sistemit që LSDM-ja dhe BDI-ja e shkatërruan gjatë kohës sa ishin në pushtet. LSDM-ja dhe BDI-ja e sollën drejtësinë në një nivel besimi prej më pak se 2%, ndërsa Islam Abazi, i emëruar gjatë kohës së tyre, mori vendim që e liroi Filipçen nga përgjegjësia.
Tani Filipçe e përdor si argument pikërisht atë sistem jofunksional, pjesë e të cilit është edhe Islam Abazi. Një ditë flet për Maqedoni evropiane dhe sundim të ligjit, ndërsa të nesërmen gëzohet për një vendim të Prokurorisë që nuk ngre aktakuzë ndaj tij.
BE-ja kërkon drejtësi të pavarur, ndërsa në vend të kësaj, Filipçe e feston vendimin e një prokurori të emëruar në një sistem, besueshmërinë e të cilit edhe vetë ai ka kontribuar ta rrënojë. Ato 2% besim në drejtësi, në vend që të jenë alarm për të, për të duket se janë “dëshmi” se është i pastër. Për Filipçen, Maqedonia evropiane do të thotë një Prokurori që vepron në përputhje me interesat e tij.
Ky lloj vendimesh i shkakton dëm shtetit në procesin e integrimit evropian dhe pengon përparimin në fushën e sundimit të ligjit.






