27 Gusht – ngjarjet që shënuan historinë

Advertisement

27 gushti është një datë e lidhur me disa prej ngjarjeve më të rëndësishme historike në botë, nga katastrofa natyrore dhe luftëra, deri te zhvillimet në shkencë dhe pavarësinë e shteteve.

Më 27 gusht 1883, ndodhi një nga shpërthimet vullkanike më katastrofike të regjistruara në histori. Krakatoa, në Indonezi, shpërtheu me një fuqi të jashtëzakonshme, duke shkatërruar pjesën më të madhe të ishullit dhe duke shkaktuar cuname që morën rreth 36 mijë jetë njerëzish në Java dhe Sumatra.

 

Më 27 gusht 1896, u zhvillua Lufta Anglo-Zanzibare, e njohur si lufta më e shkurtër e regjistruar në histori. Përplasja mes Britanisë dhe Sulltanatit të Zanzibarit zgjati vetëm rreth 38 minuta, përpara se Zanzibar të dorëzohej.

Më 27 gusht 1916, Rumania hyri në Luftën e Parë Botërore, duke iu bashkuar Fuqive Aleate.
Më 27 gusht 1928, 15 shtete nënshkruan Paktin Kellogg-Briand, një marrëveshje ndërkombëtare që synonte të hiqte dorë nga lufta si instrument i politikës shtetërore.
Më 27 gusht 1939, u realizua fluturimi i parë i suksesshëm i një avioni me motor turbojet, një hap i rëndësishëm në zhvillimin e aviacionit modern.

Më 27 gusht 1955, u publikua edicioni i parë i Guinness Book of Records, i cili më vonë u bë një prej librave më të njohur në botë.
Më 27 gusht 1962, NASA nisi misionin Mariner 2 drejt Venusit, duke hapur një kapitull të ri në eksplorimin ndërplanetar.

Më 27 gusht 1979, Lord Louis Mountbatten, ish-komandant suprem i Aleatëve në Azinë Juglindore dhe figurë e rëndësishme britanike, u vra në një atentat të IRA-s në Irlandë.
Më 27 gusht 1991, Moldavia shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, në valën e shpërbërjes së BRSS.

 

Ndërsa 27 gushti 2003 shënoi një ngjarje të rrallë astronomike: Marsi iu afrua Tokës më shumë se në çdo moment tjetër për afro 60 mijë vjet, duke u bërë një objekt i jashtëzakonshëm vëzhgimi për astronomët

 

27 gushti lidhet edhe me historinë e Maqedonisë së Veriut: në vitin 2001, më këtë datë filloi në mënyrë efektive operacioni i NATO-s “Essential Harvest”, misioni për grumbullimin dhe shkatërrimin e armëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare pas Marrëveshjes së Ohrit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit