Filipçe: Kovaçevski ka të drejtë të shprehë qëndrimin e tij, LSDM-ja është parti demokratike

Advertisement

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka mohuar se brenda partisë ka përçarje, pas dallimeve në qëndrimet lidhur me projektet për ndërtimin e datacentreve.

Deklarata e tij vjen pas reagimeve të ndryshme lidhur me vendimin e Këshillit të Komunës së Pehçevës për të mos e mbështetur iniciativën për ndërtimin e një datacentri. Filipçe e kishte përshëndetur vendimin, duke theksuar nevojën për vlerësim të ndikimit të projekteve të tilla në mjedis.

“Përçarje në atë nivel me Dimitar Kovaçevskin nuk ka pasur kurrë për asnjë temë”, deklaroi Filipçe.

Ai tha se qëndrimet e ndryshme të funksionarëve të LSDM-së për çështje të caktuara janë pjesë e funksionimit demokratik të partisë.

“Nuk është përçarje, por dëshmi se ne jemi një parti vërtet demokratike, ku çdo mendim vlerësohet dhe mund të shprehet publikisht”, tha Filipçe.

Sa i përket datacentreve, Filipçe theksoi se LSDM-ja i konsideron të rëndësishme çështjet që lidhen me konsumin e ujit dhe energjisë elektrike, si dhe ndikimin e mundshëm të këtyre projekteve në mjedis.

Dallimet në qëndrime lidhur me projektet e datacentreve, sipas Filipçes, nuk paraqesin konflikt brenda partisë, por pjesë të debatit për mënyrën se si duhet të vlerësohen investimet dhe ndikimi i tyre në komunitetet lokale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit