Deponia e Kavadarit ende në flakë, ekipet po punojnë për shuarjen e zjarrit

Advertisement

Deponia e Kavadarit vazhdon të digjet, ndërsa zjarrfikësit nga Kavadarci dhe ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Gjatë pasdites, zjarrfikësit kanë hedhur tonelata ujë mbi sipërfaqen e përfshirë nga zjarri. Për të rritur efikasitetin e ndërhyrjes, janë angazhuar edhe dy BTR të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të pajisura me topa uji me rreze veprimi prej rreth 100 metrash.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, tha se zjarri është pjesërisht i shuar, por në brendësi të deponisë vazhdon djegia e ngadaltë, duke shkaktuar tym.

Për shkak se vetëm uji nuk po jep rezultatet e pritshme, ekipet kanë nisur mbulimin gradual të deponisë me dhe, me qëllim ndërprerjen e djegies.

Vreshtat përreth janë mbrojtur, ndërsa sipas autoriteteve, era aktualisht po e drejton tymin në drejtim të kundërt me Kavadarin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit