Protesta kundër Ramës hyn në ditën e 87-të, aktivisti: Diaspora është me ne

Advertisement

Protesta kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar për të 87-ën ditë radhazi përpara godinës së Kryeministrisë, me fjalime të aktivistëve dhe qytetarëve të mbledhur në shesh.

Gjatë protestës, aktivisti Arben Kola vlerësoi qëndrueshmërinë e protestuesve dhe theksoi rolin e diasporës shqiptare në mbështetjen e kësaj lëvizjeje.

Sipas Kolës, protesta përfaqëson një shfaqje të ndërgjegjes qytetare dhe kombëtare, ndërsa mbështetja e mërgatës është e rëndësishme për vazhdimin e saj.

“Këto janë 87 netë vetëdije qytetare, 87 netë vetëdije kombëtare. Nuk do të ishte e mundur kjo protestë pa pjesëmarrjen e mërgatës sonë”, deklaroi Kola.

Ai tha se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit po marrin pjesë në protestë përmes mundësive të komunikimit dhe teknologjisë, duke theksuar se diaspora është e pranishme çdo natë në mbështetje të protestuesve.

Kola e përmbylli fjalimin me mesazhin se bashkimi i qytetarëve është forca kryesore e kësaj lëvizjeje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit