Vajza 3-vjeçare nga Shkupi lëndohet rëndë në ashensor

Advertisement

Një vajzë trevjeçare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është tërhequr nga dera e ashensorit në një ndërtesë banimi në Radishan.

Rastin më 24 gusht, rreth orës 20:00, në SPB Shkup e ka denoncuar E.Z. (30) nga Shkupi. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 22 gusht, rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensor.

Në një moment, dera e ashensorit është hapur dhe më pas është mbyllur papritmas, me ç’rast vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Vajza është dërguar për trajtim në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup, ku i janë konstatuar lëndimet.

Nga SPB Shkup bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit