Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka realizuar sot pagesën e mbështetjes financiare për rritjen e dhive për vitin 2025, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave.
Me këtë pagesë janë përfshirë gjithsej 1.159 rritës të dhive, të cilëve u janë transferuar gjithsej 85.784.580 denarë.
Nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural bëjnë të ditur se pagesat e mbështetjes financiare do të vazhdojnë edhe për masat e tjera të parapara me Programin për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025.






