Mickoski: Qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë projektet dhe modernizimin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike

Advertisement

Mirëdita edhe nga ana ime.

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar të pranishëm,

Sot patëm mundësinë të njihemi me gjithçka që është realizuar gjatë periudhës së kaluar në Drejtorinë për Punë Hidrometeorologjike.
Ajo që prezantoi drejtori është vërtet mbresëlënëse. Mbështetja ime është absolute dhe është e pakufizuar, sepse na frymëzon puna e njerëzve të motivuar për të krijuar dhe për t’i modernizuar institucionet që udhëheqin, procedurat, teknikat dhe gjithçka tjetër që lidhet me funksionimin e tyre.

Ajo që përbën sfidë, jo vetëm për këtë institucion, por edhe për një numër të madh institucionesh të tjera, është stafi, veçanërisht stafi profesional. Kjo është diçka jashtëzakonisht e rëndësishme. Shpresoj që në periudhën e ardhshme, krahas këtij parakushti të parë – pajisjeve që tashmë janë instaluar – të arrijmë të sigurojmë edhe kuadrin profesional që do të jetë në gjendje të punojë me pajisjet përkatëse dhe të sigurojë rezultate të sakta, të cilat na nevojiten për të hartuar strategji dhe politika.

Edhe një herë dëshiroj ta përgëzoj drejtorin dhe ekipin e punonjësve, sepse pa ta, askush nuk mund të arrijë asgjë i vetëm.

Si institucion, mendoj se për momentin funksionojnë shkëlqyeshëm. Shpresoj që të vazhdojnë të funksionojnë edhe më mirë në periudhën që vjen, ndërsa ne, si Qeveri, do të vazhdojmë, siç thashë, brenda mundësive tona, t’i mbështesim projektet dhe ambicien e drejtorit dhe të udhëheqësisë së vetë institucionit.

Ju faleminderit.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit