Një fëmijë gjashtëvjeçar është lënduar rëndë pasi është shtypur nga vetura e babait të tij në Tetovë.
Rasti ka ndodhur më 23 gusht rreth orës 08:30 në rrugën “Kiro Ristevski Drnc”, ku 42-vjeçari V.S. nga Tetova, duke lëvizur mbrapa me një “Volkswagen Touareg”, e ka goditur me rrotën e pasme djalin e tij.
Fëmija është dërguar në Qendrën Urgjente në Tetovë dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, më pas është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Ekipi i SPB Tetovë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.






