Bujqit ankohen se nuk janë paguar subvencionet e grurit për 2025, Qeveria: Me rebalancin do shlyejmë këto detyrime

Advertisement

Prodhuesit bujqësor raportojnë se subvencionet e vitit 2025 ende nuk janë derdhur në llogaritë e tyre bankare, edhe pse sipas tyre tani shpejt vjen koha për pagesën për këtë vit..

Sipas shoqatave të bujqëve, vonesat e gjata dhe bllokadat në disbursimin e fondeve kanë vënë në rrezik shumë kultivues, duke ua pamundësuar sigurimin e mjeteve elementare për plehërat, farërat dhe inputet e nevojshme për ciklet e reja të prodhimit.

Prodhuesit e grurit, qumështit dhe kultivuesit e sektorëve të tjerë theksojnë se pritja e gjatë, e shoqëruar me kritere të rrepta administrative, po e vështirëson tejkalimin e kësaj gjendjeje të rëndë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit