Një person ka djegur goma në oborr, zjarri është përhapur në pyllin afër Bigllës

Advertisement

Një zjarr pyjor ka shpërthyer afër fshatit Biglla të Dellçevës, pasi një person në oborrin e tij ka djegur goma dhe ka humbur kontrollin mbi zjarrin, me çka zjarri është përhapur në pyllin me pisha aty pranë.

Siç deklaron drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, menjëherë pas denoncimit u angazhuan të gjitha forcat e mundshme nga Dellçeva, si dhe zjarrfikësit dhe ekipet nga Njësitë fqinje të zjarrfikësve.

“Një person i papërgjegjshëm po digjte goma në oborrin e tij në fshatin Biglla i cili është një fshat i shpërndarë, gjegjësisht shtëpitë janë të shpërndara në disa kodra. Duke vepruar kështu, personi humbi kontrollin mbi zjarrin, pas së cilës zjarri u përhap në pyllin e afërt. Për momentin zjarr të madh pyjor ka në një pyll me pisha në Biglla. Kryetari i komunës ka angazhuar të gjitha forcat e mundshme nga Dellçeva. Zjarrfikësit kanë dalë në terren dhe është kërkuar ndihmë nga Njësitë fqinje kundër zjarreve. Aktualisht, tre traktorë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim po dërgohen në vendin e zjarrit dhe një helikopter policie është angazhuar tashmë”, deklaroi Angellovi.

Ai shtoi se po bëhen përpjekje maksimale për ta vënë zjarrin nën kontroll.

“Nga ana e komunës ka të angazhuar makineri të rënda, traktorë dhe buldozerë të cilët duhet të krijojnë prerje midis zjarrit dhe fshatit Biglla në mënyrë që shtëpitë të mos rrezikohen”, ka thënë Angellovi.

Ndërkohë, personi që shkaktoi zjarrin, së bashku me një zjarrfikës dhe një pjesëtar të shërbimeve të angazhuara, thithën një sasi të madhe tymi ndërsa përpiqeshin të lokalizonin zjarrin, ku janë dërguar për kontroll mjekësor parandalues.

Autoritetet kanë paralajmëruar se më shumë informacione në lidhje me situatën e zjarrit do të publikohen gjatë ditës, pasi të merren të dhëna shtesë nga terreni.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit