Përkujtohet aktori i njohur Faruk Begolli

Advertisement

Më 23 gusht përkujtohet aktori i mirënjohur kosovar Faruk Begolli, një nga figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë në Kosovë.

I lindur më 14 shkurt 1944 në Pejë, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd, ku diplomoi në vitin 1966. Gjatë karrierës së tij, ai dha një kontribut të çmuar si aktor, regjisor, dramaturg dhe pedagog.

Faruk Begolli ishte gjithashtu bashkëthemelues i Degës së Aktrimit në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet ’90, së bashku me Enver Petrovcin, ai themeloi Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Ai ka luajtur në një numër të madh filmash dhe ka realizuar shfaqje të ndryshme teatrore, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në artin dhe kulturën kosovare.

Faruk Begolli u nda nga jeta më 23 gusht 2007, por kujtimi dhe kontributi i tij në skenën artistike shqiptare vazhdojnë të vlerësohen edhe sot./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit