Mendi Qyra: Struga sërish në qendër të shahut dhe sportit, rreth 150 shahistë marrin pjesë në garë

Advertisement

Struga nga 22 deri më 29 gusht është nikoqire e Ligës së Parë Ekipore të Shahut të Maqedonisë së Veriut, në konkurrencën e meshkujve dhe femrave. Në këtë aktivitet marrin pjesë rreth 150 shahistë, sportistë dhe anëtarë të ekipeve nga mbarë vendi.

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, tha se është kënaqësi të jetë pjesë e këtij eventi dhe theksoi rëndësinë e aktiviteteve sportive për qytetin. Ai vlerësoi shahun si një sport që promovon strategjinë, përqendrimin, durimin dhe inteligjencën, ndërsa shërben edhe për të krijuar miqësi dhe për të bashkuar breza.

Qyra u shpreh se si kryetar do të vazhdojë të mbështesë sportin dhe iniciativa të tjera që i japin Strugës më shumë gjallëri dhe mundësi të reja.

Organizimi i garës bëhet nga Klubi i Shahut “Flamurtari” Ladorisht-Strugë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit