Ish-kryetari i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj ka propozuar Hashim Thaçin për president, duke thënë se do të ishte nder për kombin që t’i vazhdohet mandati si president Thaçit, që i është marr nga një ndërhyrje ligjore.
Haradinaj tha tutje se ka edhe opsione tjera për president.
“Nëse do zgjidhje Kurti, pra regjimi i Kurtit, është në nderin e kësaj legjislature por edhe çdo legjislature që t’ia vazhdojmë mandatin presidentit Thaçi.
Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij është nderin tonë si shqiptar, si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie partiake apo politike, por për shkak të një kundërpërgjigje të armiqve të Kosovës që kurrë nuk flenë, që t’ia vazhdojmë mandatin”, tha Haradinaj, raporton Telegrafi.
Sipas tij, përveç Thaçit ka edhe x opsione të tjera mos me mbajt peng Kosovën.
“Pra, po ju them edhe njëherë që armiqtë nuk flenë e regjimi i Kurtit po don me vnu në gjumë Kosovën në interes të armiqve”, tha më tej ai.
Haradinaj tha po ashtu se Kurti e ka instaluar veten mbi Kushtetutë e institucione.






