FIFA dënon Argjentinën me 275 mijë euro gjobë, pezullohen edhe disa lojtarë

Advertisement

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) është dënuar me rreth 275 mijë euro gjobë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s për shkeljet e evidentuara gjatë finales së Kupës së Botës.

Përveç gjobës, Argjentina do t’i zhvillojë dy ndeshjet e ardhshme si vendase me vetëm 50 për qind të kapacitetit të stadiumit. FIFA ka përcaktuar gjithashtu që rreth 85.5 mijë euro nga gjoba të investohen në një program për luftimin e diskriminimit.

Megjithatë, një pjesë e dënimit është pezulluar. Njëra nga dy ndeshjet me kapacitet të kufizuar, si dhe rreth 85.5 mijë euro të gjobës, janë pezulluar gjatë një periudhe prove.

Sanksionet nuk janë vendosur vetëm ndaj federatës, pasi FIFA ka dënuar edhe disa futbollistë dhe zyrtarë të kombëtares argjentinase.

Leandro Paredes ka marrë dënimin më të rëndë, me 10 ndeshje pezullim dhe rreth 77 mijë euro gjobë. Nahuel Molina është pezulluar për shtatë ndeshje dhe është gjobitur me të njëjtën shumë.

Thiago Almada është dënuar me një ndeshje pezullim dhe rreth 25.6 mijë euro gjobë.

Nga zyrtarët e ekipit, Roberto Ayala është pezulluar për tri ndeshje dhe është gjobitur me rreth 25 mijë euro, ndërsa Pablo Martin Paez Gavira ka marrë një ndeshje pezullim dhe një gjobë prej rreth 25 mijë eurosh.

Vendimi i FIFA-s paraqet një goditje për kampionët e botës, të cilët në ndeshjet e ardhshme do të përballen me kufizime në kapacitetin e stadiumit dhe mungesa të rëndësishme për shkak të pezullimeve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit