Një 41-vjeçar nga Kumanova dhe nipi i tij janë sulmuar fizikisht më 20 gusht në zonën e “Bit Pazarit” në Shkup. Pas sulmit, autorët kanë dëmtuar edhe automjetin e 41-vjeçarit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), D.T. (41) nga fshati Kojnare e Poshtme e Kumanovës ka raportuar se rreth orës 12:30, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ai dhe nipi i tij, H.T., janë sulmuar fizikisht nga dy persona.
Gjatë sulmit, sipas denoncimit, është përdorur edhe një send i fortë.
Pas sulmit, dy personat kanë dëmtuar edhe veturën e 41-vjeçarit.
MPB-ja njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.






