Shefi i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë katërvjeçar në këtë funksion.
“Pas tetë vitesh, njeriu duhet ta dijë se mjafton, duhet t’u jepet mundësia edhe kolegëve të tjerë”, deklaroi Abazi, duke i dhënë fund spekulimeve për një kandidaturë të mundshme të tij për një mandat të ri.
Para se të merrte drejtimin e kësaj Prokurorie në nëntor të vitit 2022, Abazi drejtonte Prokurorinë e Lartë Publike në Gostivar që nga viti 2018. Ai ka paralajmëruar se pas përfundimit të mandatit do të rikthehet në këtë detyrë.
Abazi u zgjodh përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta, në të cilat votuan të gjithë prokurorët publikë në vend – një model i aplikuar për herë të parë pas ndryshimeve të atëhershme ligjore. Ai fitoi 66 vota, duke mposhtur kundërkandidatët Ermon Nezirin, Villma Ruskovskën dhe Fatime Fetain.
Këshilli i Prokurorëve Publikë tashmë ka shpallur konkursin e ri për këtë pozitë.






