Frangu zviceran forcohet ndjeshëm pas njoftimit nga SHBA-ja

Advertisement

Frangu zviceran është forcuar ndjeshëm ndaj dollarit amerikan dhe euros, pas një njoftimi të Departamentit amerikan të Thesarit që shkaktoi lëvizje të menjëhershme në tregjet financiare.

Të mërkurën pasdite, kursi dollar-frang ra nga mbi 0.81 CHF në pak nën 0.80 CHF, ndërsa euro u dobësua nga mbi 0.94 CHF në deri 0.9323 CHF. Sipas raportimit, lëvizja lidhet kryesisht me dobësimin e dollarit amerikan, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se synon të rrisë ndjeshëm riblerjet e obligacioneve afatgjata. Pas këtij njoftimi, yield-et e obligacioneve qeveritare amerikane ranë ndjeshëm, duke i bërë ato më pak tërheqëse për investitorët dhe duke ushtruar presion mbi dollarin.

 

Lëvizjet u reflektuan edhe në asete të tjera. Çmimi i arit u rrit me më shumë se 100 dollarë, duke arritur në pak nën 4,500 dollarë për ons, ndërsa Bitcoin u ngjit pranë 70,000 dollarëve, niveli më i lartë që nga fillimi i qershorit.

 

Forcimi i frangut është veçanërisht i rëndësishëm për ekonominë zvicerane, pasi një monedhë më e fortë mund t’i bëjë eksportet zvicerane më të shtrenjta në tregjet ndërkombëtare.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit