QMK: 37 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoni, pesë ende aktive

Advertisement

Sot në mëngjes në vend janë aktive pesë zjarre, ndërsa zjarri në deponinë në Komunën e Dellçevës është vënë nën kontroll. Gjithsej 31 zjarre janë shuar. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga ora 07:30 e 19 gushtit deri në orën 07:30 të 20 gushtit 2026, janë regjistruar gjithsej 37 zjarre në hapësira të hapura. Prej tyre, pesë janë aktive, një është nën kontroll dhe 31 janë shuar.

Zjarret aktive:
Komuna e Prilepit: fshati Çanishte – degëzimi drejt fshatit Krushevicë – fshati Lopatica, degëzimi drejt Crna Rekës dhe degëzimi drejt fshatit Orle, në territorin e Komunës së Novacit – bimësi e ulët.
Komuna e Studeniçanit: fshati Morane – fshati Vërtekicë – fshati Ramni Gabër – pyll i përzier.
Komuna e Makedonski Brodit: lokaliteti Vidush, pranë fshatit Dragov Dol dhe pranë fshatit Lokvicë – bimësi e ulët, pyll me trungje të ulëta dhe shkurre.
Komuna e Kërçovës: fshati Tajmishtë, lokaliteti Darda – pyll i lartë ahu.
Komuna e Mogillës: fshati Mojno – bimësi e ulët.
Zjarr nën kontroll:
Komuna e Dellçevës: Dellçevë – deponi.
Zjarret e shuara:
Komuna e Sarajit: fshati Rashçe – bimësi e ulët dhe pyll i përzier; fshati Raoviq – mbeturina; fshati Semenishtë – pyll dhe bimësi e ulët; fshati Grçec – bimësi e ulët; fshati Radushë – bimësi e ulët; fshati Raoviq – bimësi e ulët.
Komuna e Manastirit: fshati Kremenicë – bimësi e ulët.
Komuna e Strumicës: rruga „Risto Qurçiev“ – bimësi e ulët dhe mbeturina.
Komuna e Velesit: fshati Rashtani – bar i thatë dhe ferra; fshati Vojnicë – bar i thatë.
Komuna e Ohrit: deponia Bukovë – mbeturina.
Komuna e Debërcës: fshati Mesheishta – bimësi e ulët.
Komuna e Gjevgjelisë: fshati Prdejci – fshati Smokvicë – bar i thatë, ferra dhe ara të braktisura.
Komuna e Kërçovës: fshati Gorno Strogomishtë – kashtë pas korrjes.
Komuna e Jegunovcës: fshati Kopancë – pyll i përzier.
Komuna e Tetovës: rruga 146 në Tetovë – bimësi e ulët.
Komuna e Tearcës: fshati Neproshten – deponi.
Komuna e Gostivarit: fshati Tumçevishtë – bimësi e ulët dhe akacie; fshati Gjonovicë – fshati Simnicë – bimësi e ulët dhe shkurre.
Komuna e Kumanovës: fshati Orashac – bimësi e ulët; fshati Lopatë – bimësi e ulët dhe mbeturina.
Komuna e Likovës: fshati Vaksincë – bimësi e ulët; fshati Opajë – bimësi e ulët.
Komuna e Zhelinës: fshati Strimnicë – bimësi e ulët.
Komuna e Koçanit: fshati Mojancë – kashtë pas korrjes; Shtëpia Përkujtimore e ASNOM-it – deponi mbeturinash.
Komuna e Strugës: Novo Sellë – kashtë pas korrjes dhe bimësi e ulët.
Komuna e Zelenikovës: rruga drejt fshatit Gradovcë – bimësi e ulët dhe pyll i përzier; fshati Dobrino – bimësi e ulët.
Komuna e Haraçinës: fshati Orllancë – bimësi e ulët.
Komuna e Krushevës: fshati Jakrenovë – bimësi e ulët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit