Rektori Fetaji takon drejtorin Seferi, fokus në gjelbërimin dhe rregullimin e kampusit të UNT-së

Advertisement

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, ka zhvilluar takim pune me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim” të Qytetit të Shkupit, Muamer Seferi.

Në takim morën pjesë edhe prorektori Prof. Dr. Bujamin Bela dhe sekretari i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Nehar Aliu.

Fokusi i takimit ishte orientimi strategjik dhe planifikimi hapësinor për rregullimin, gjelbërimin dhe kultivimin e hapësirave të jashtme të kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”.

Përfaqësuesit e UNT-së e njoftuan drejtorin Seferi për zhvillimet infrastrukturore të universitetit dhe projektet që synojnë krijimin e një mjedisi modern, ekologjik dhe të qëndrueshëm për studentët dhe stafin akademik.

Rektori Fetaji falënderoi drejtorin Seferi për mbështetjen e ofruar nga NP “Parqe dhe Gjelbërim” ndaj universitetit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në krijimin e hapësirave të gjelbra dhe me standarde të larta mjedisore.

Bashkëpunimi synon që hapësirat e kampusit universitar të jenë më funksionale, të gjelbra dhe në shërbim të komunitetit akademik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit