Mexhiti: 950 fëmijë në Shkollën e Notit falas, ky është veç fillimi

Advertisement

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se Shkolla Falas e Notit, e cila këtë verë mblodhi 950 fëmijë, do të vazhdojë edhe pas sezonit veror.

“Këtë verë, për herë të parë në Çair, e hapëm Shkollën Falas të Notit për fëmijët nga 7 deri në 12 vjeç.

U regjistruan 950 fëmijë.

Ky interesim na tregoi se kemi bërë pikërisht atë që u ka munguar shumë familjeve në Çair: një aktivitet sportiv të organizuar, cilësor dhe të qasshëm për çdo fëmijë, pa marrë parasysh mundësitë financiare të familjes.

Prandaj, Shkolla e Notit nuk do të përfundojë me verën. Do ta bëjmë të përhershme.

Deri më 1 shtator, fëmijët do të vazhdojnë mësimin falas me instruktorë profesionistë. Me fillimin e vitit të ri shkollor, noti do të vazhdojë në kuadër të orëve të edukatës fizike dhe shëndetësore në shkollat fillore të Çairit.

Pra, atë që e nisëm këtë verë si Shkollë Falas të Notit, po e kthejmë në një mundësi të përhershme për fëmijët e Çairit.

Në të njëjtën kohë, po vazhdojmë investimet në infrastrukturën sportive, përfshirë punimet në pishinën e shkollës “7 Marsi”, që gjithnjë e më shumë fëmijë të kenë kushte për t’u marrë me sport.

Kjo është ideja e platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”: jo aktivitete sa për një ditë apo një verë, por programe dhe kushte që mbeten.

Duam që sporti të jetë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve tanë dhe që asnjë fëmijë të mos mbetet jashtë vetëm sepse familja e tij nuk ka mundësi ta paguajë.

E nisëm me 950 fëmijë. Tani po e bëjmë të përhershme. Sepse të gjithë fëmijët e Çairit janë e do rritën të barabartë!”, ka shkruar Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit