BDI shpreh gatishmërinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Advertisement

 

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Nga BDI kanë deklaruar se e mbështesin këtë mundësi dhe se janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhje, nëse ato vendosen.

Partia kërkon që, në rast se ekziston gatishmëria politike për zgjedhje, të përcaktohet afati kushtetues dhe të fillojnë përgatitjet për procesin zgjedhor.

“BDI është e gatshme”, thuhet në reagimin e partisë, e cila kërkon që Kuvendi të shpërndahet dhe të caktohet data e zgjedhjeve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit